Flash

Ambasadorja e Gjermanisë për 'Tahirin': Të gjithë të barabartë para ligjit, imuniteti nuk duhet të pengojë drejtësinë

Lapsi.al 17 November 2017
Ambasadorja e Gjermanisë për 'Tahirin': Të gjithë

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” u sugjeron shqiptarëve të qëndrojnë në vendin e tyre, por për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e saj, Schütz tregon rrugën ligjore që mund të ndjekin. Po ashtu, Ambasadorja gjermane nuk komenton vendimin e parlamentit për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por thekon se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk duhet që imuniteti të përdorej pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

“Lidhur me rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të shprehem, se nuk i njoh detajet e të gjithë procesit, por përgjithësisht mund të them që ne mbështesim mendimin dhe qëndrimin se Shqipëria duhet të luftojë e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë kontekst, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrat e tyre. Ne presim që Shqipëria të bëjë më tepër në këtë rrugë dhe e mbështesim Shqipërinë pikërisht në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shpresojmë shumë që në këtë kontekst të arrihen rezultate konkrete. Përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk do të duhet që imuniteti të përdoret pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.” – tha ambasadorja Gjermane.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI