Flash

Gjermania me imazhin më të mirë mbarëbotëror. Bie SHBA

Lapsi.al 17 November 2017
Gjermania me imazhin më të mirë mbarëbotëror. Bie SHBA

Gjermania sipas një studimi të fundit gëzon reputacionin më të mirë në botë duke ia kaluar SHBA-së. Kjo mësohet nga një hulumtim i bërë publik të enjten nga Instituti për Hulumtimet e Tregut GfK.

Sipas këtij hulumtimi SHBA-ja në renditjen për reputacion ka rënë në vendin e gjashtë. Franca në nivel ndërkombëtar konsiderohet sot vendi i dytë më i preferuar, Britania e Madhe qëndron stabël në vend të tretë, ndërsa Kanadaja dhe Japonia renditen së bashku në vendin e katërt.

Indeksi që mban emrin e këshilltarit politik Simon Anholt, Anholt-GfK Nation Brands Index, çdo vit hulumton se si perceptohen 50 vende në mbarë botën. Hulumtimi bazohet tek imazhi i vendit në kategoritë eksport, qeveri, kulturë, njerëzit, turizmi dhe imigrimi/innvestimet.

Gjermania del mjaft pozitive në të gjashtë kategoritë dhe renditet në shumicën e tyre ndër pesë vendet kryesore me eksportet në vendin e tretë, qeverisje në vendin e katërt, kulturë nën vendin e katërt, njerëzit në vendin e katërt, imigrim/investim në vendin e dytë.

Gjermania ka pikë plus kryesisht në kategoritë kulturë, qeveri dhe njerëzit. Vetëm në turizëm Gjermania renditet në vendin e dhjetë.

Sipas këtij studimi Gjermaninë e preferojnë më shumë kinezët, rusët dhe italianët. Më pak pozitiv vlerësohet Gjermania nga vendet fqinjë Franca dhe Polonia. Edhe vet gjermanët janë kritikë ndaj vendit të tyre.

Ndër vendet e hulumtuara brendda një viti SHBA-ja ka humbur pikë. Ndërsa SHBA vazhdon të mbetet ndër pesë vendet kryesore, ajo ka rënë në vendin e 19 dhe 23 në kategorinë qeveri.

“Humbja e imazhit të SHBA-së në kategorinë qeveri mund të shpjegohet me efektin Trump, shkaktuar prej politikës së tij dhe mesazhit ‘America First’, tha Simon Anholt, që e ka iniciuar këtë hulumtim në vitin 2005. Vet amerikanët e shohin vendin e tyre sivjet shumë më pozitiv se në 2016.”

Të këshilluara

Tendenca e re e thonjve (FOTO)

Kur vjen puna tek ngjyra e buzëve, nuk ka asnjë ngjyrë apo cilësi që ne nuk kemi parë apo provuar. Nëse janë matta, të shkëlqyera ose të zhveshur, ne duhet të v...

16:23

15 këpucët më të spikatura të këtij dimri

Krahas të gjitha tendencave të reja që moda përcjell çdo sezon, këpucët përbëjnë interesin kryesor të fashionisteve në gjithë botën… Që nga modelet, ngjyrat, te...

14:35

Sfida e re e instagramit (FOTO)

E gjeni dot se cila është sfida e re që ka shkaktuar “stuhi” në Instagram? Kur ta lexoni, me siguri do e provoni, por dyshojmë të postoni një foto të tillë, ose...

15:40

Anët e këqija e të bërit selfie

Ekspertët thonë se ndikojnë në prishjen e harmonisë në shoqëri. Ja disa arsye pse ndikojnë negativisht në jetën tuaj: 1. Mund të jetë vdekjeprurëse Mumbai urd...

16:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI