Flash

Kongresi i madh ndërkombëtar i Mjekësisë mbledh 2 mijë pjesmarrës në Tiranë

Lapsi.al 17 November 2017
Kongresi i madh ndërkombëtar i Mjekësisë mbledh 2 mijë

U çel dje me sukses në Tiranë, Kongresi i 3-të Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi”.

Me një pjesemarrje masive të mjekëve, infermiereve, studentëve dhe stomatologëve nga vendi dhe diaspora; figura mjekësh të shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kanë vulosur sot për të tretin vit radhazi suksesin e padiskutuar të eventit më të madh mjekësor në Shqipëri.

Eventi u përshëndet nga ministrja e Shëndetësisë, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila veçoi edhe njëherë rëndësinë e veçantë dhe punën kolosale që ky kongres mbart dhe përçon për të gjithë profesionistët e mjekësisë shqiptare dhe jashtë: edukimin në vazhdim, duke siguruar kështu shërbimin më cilësor, efektivitetin dhe plotësimin e nevojave jo më bazike por më specifike të mjekësisë moderne në vend.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresi do të prezantojë 13 seksione shkencore klinike, 5 Workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavolinë të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me radhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.

Të këshilluara

15 këpucët më të spikatura të këtij dimri

Krahas të gjitha tendencave të reja që moda përcjell çdo sezon, këpucët përbëjnë interesin kryesor të fashionisteve në gjithë botën… Që nga modelet, ngjyrat, te...

14:35

Sfida e re e instagramit (FOTO)

E gjeni dot se cila është sfida e re që ka shkaktuar “stuhi” në Instagram? Kur ta lexoni, me siguri do e provoni, por dyshojmë të postoni një foto të tillë, ose...

15:40

Anët e këqija e të bërit selfie

Ekspertët thonë se ndikojnë në prishjen e harmonisë në shoqëri. Ja disa arsye pse ndikojnë negativisht në jetën tuaj: 1. Mund të jetë vdekjeprurëse Mumbai urd...

16:31

Snapchat vjen me risi të re

Evan Spiegel, CEO i Snapchat zbuloi në një takim virtual me pyetje-përgjigje se një ndryshim i madh në dizajn do të vijë së shpejti për ta bërë aplikacionin më ...

10:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI