Flash

'Korrupsion' me biletat e koncertit të “Rolling Stones”

Lapsi.al 17 November 2017
'Korrupsion' me biletat e koncertit të “Rolling

Policia në Hamburg ka kryer kontrolle në një autoritet lokal dhe një kompani eventesh, pas akuzave se bileta falas të “Rolling Stones” me vlerë 10 mijë euro u janë dhënë zyrtarëve lokalë.

“Qindra zyrtarë kanë marrë bileta, pasi zyra rajonale miratoi koncertin e shtatorit”, raportuan mediet lokale.Zyrtarët gjermanë e kanë të ndaluar të pranojnë dhurata. "Numri i madh i zyrtarëve në koncert ka ndezur kritika”, shkruante “Der Spiegel”.Më shumë se 80 mijë njerëz morën pjesë në koncertin e shtatorit, me disa që raportohet se kishin paguar 800 euro për biletë në tregun e zi. Hetuesit ekzaminuan kompjuterat e zyrave rajonale dhe kryen kontrolle edhe në zyrën e eventeve të kompanisë që organizoi koncertin./Tch

Të këshilluara

Amber Heard dhe Elton Musk sërish bashkë

Amber Heard dhe Elon Musk mund të jenë sërish bashkë, apo të paktën kanë drekuar bashkë. Heard dhe Musk janë parë mëngjesin e së enjtes në restorantin Sherma...

13:58

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI