Flash

Shembet mali dhe shkatërron shtëpinë në Mat (FOTO)

Lapsi.al 17 November 2017
Shembet mali dhe shkatërron shtëpinë në Mat (FOTO)

Foto që shihni më lart është ajo që ka mbetur nga një shtëpi e shkatërruar në Mat, pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ra brenda në shtëpi. Ngjarja ndodhi natën e kaluar në fshatin Xibër dhe shtëpia e prishur, sipas policisë i përket 53 vjeçarit me inicialet B,T.

"Nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë" njofton policia.

Në banesë ndodhej e gjithë familja, por masivi shkëmbor ka dëmtuar vetëm kryefamiljarin. Burri u dërgua në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI