Flash

Vdes në burg Toto Rina, shefi i madh i Cosa Nostra

Lapsi.al 17 November 2017
Vdes në burg Toto Rina, shefi i madh i Cosa Nostra

Mendohet se nën urdhrat e tij janë bërë gati 150 vrasje. Bosi i mafias i siçiliane Salvatore Rina, i njohur ndryshe si "Toto" ndërroi jetë në qeli mëngjesin e sotëm, njoftojnë mediat italiane.

Në moshën 87 vjeçare, "Il capo dei capi" e mbylli jetën ndërsa vuante vuante 26 dënime të përjetshme, pa asnjë shpresë për të jetuar një ditë tjetër si i lirë.

Rina ishte prej dy ditësh në koma mjekësore dhe ishte operuar dy herë. Megjithë dënimet e rënda që ka marrë Toto Rina nuk është penduar kurrë.

I ashtuquajtur “La Belva” (“Bisha”), Toto Riina mbretëroi nën terror përgjatë 20 viteve në Siçili dhe brenda grupit të Cosa Nostras, kontrollin e të cilës e kishte marrë duke nisur nga vitet 70.

Riina fshihej gjithashtu pas një serie bombardimesh mafioze në Romë, Milano dhe Firence në 1993, gjë që lanë 10 të vdekur.

“Kam qenë gjithnjë një burrë nderi, një person serioz”, thoshte vazhdimisht në qeli “Il Capo dei Capi”.

Toto Rina është përfolur shumë për korruptimin e shumë politikanëve në Itali. I famshëm është takimi me ish-kryeministrin Giulio Andreotti, një nga pikat më të errëta të politikës italiane.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI