Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Detajet/ Si dezertuan 4 komandot shqiptarë në Angli dhe ku dyshohet se ndodhen

Lapsi.al 18 November 2017
Detajet/ Si dezertuan 4 komandot shqiptarë në Angli dhe ku dyshohet se

Katër komandot shqiptarë mendohet se fshihen pas zhdukjes në një mision trajnimi në Britani. Detajet e zhdukjes së muajit të kaluar u mbajtën të fshehtë, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën ndjekjen e tyre.

Por komandot, të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mendohet se fshihen në komunitetin shqiptar në Angli. Ata mund të përballen me burg deri në pesë vjet për dezertim.

Ata ishin mes 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, të paguar nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim për The Sun tha: "Ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të fluturonin përsëri ditën tjetër".

Një burim ushtarak në kryeqytetin shqiptar të Tiranës tha: "Familjet e njerëzve të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon në Britani dhe Shqipëri."

Ushtrimi, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Brecon, pa 139 skuadra nga e gjithë bota të konkurrojnë në sfida. Ushtrimi përfshinte një marshim prej 60 km përgjatë Maleve të Zeza.

4 ushtarakët nga Batalioni i Këmbësorisë në Zallherr Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj një ditë përpara largimit nga Uellsi kanë kërkuar leje për të dalë nga baza Brecon e vizituar qytetin e Kardifit. Leja është aprovuar por ata nuk janë kthyer më në bazë.

Shqiptarët e humbur, veteranë afganë thuhet se janë ndër komandot elitë, por paguheshin rreth 220 paundë në muaj.

Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook: "Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme. Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ato që bënë nuk ishin tërësisht të pajustifikuara. Ata udhëtuan në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në një stërvitje ushtarake dhe unë u kërkoj atyre të kthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur.”

Reni Ajazi,  një nga katër ushtarët shqiptarë që janë zhdukur gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Mid-Wales

Aleksander Shkulaku,  mendohet të jetë fshehur në brendësi të komunitetit shqiptar të Britanisë

Të këshilluara

Xhafaj: Vettingu i policisë fillon në…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi vetting të plotë të trupës policore, fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore. K...

20:59

KLD shkarkon dy gjyqtarë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, p...

20:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI