Flash

“The Economist”: Aleancë shoviniste fetare mes ultranacionalistëve serbë dhe grekë

Lapsi.al 18 November 2017
“The Economist”: Aleancë shoviniste fetare mes

Çfarë i bashkon ultranacionalistët grekë me ata serbë?

«Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë (Chrysi Avgi) dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i (kryetarit të Rusisë) Vladimir Putin dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, si dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës».

Revista britanike «The Economist» shkruan në numrin e fundit mbi ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën Juglindore.

«Gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90, dallimet fetare dhe etnike po përhapeshin nëpër Europë me përfundim tragjik.

Vendet myslimane përkrahnin Bosnjën; zemra katolike e Europës ringjalli lidhjet e vjetra me kroatët, ndërsa Serbia mori përkrahje morale nga lidhjet ortodokse që kishte me Rusinë, Greqinë dhe Qipron», nënvizon revista, duke përmendur arsyet e shpërthimit të konflikteve në Ballkan në fillim të viteve ’90.

Më vonë, sipas «The Economist», ndikimi i fesë u dobësua, sidomos pas luftës ajrore që zhvilloi NATO kundër Serbisë më 1999.

Rrjedhimisht, ndikimi i Perëndimit në rajon u rrit. Por, viteve të fundit sërish roli i Perëndimit po zbehet dhe prapë ndikimi i fesë po rritet.

«Kohëve të fundit nacionalizmi fetar dhe ultranacionalizmi janë rikthyer në Europën Juglindore, ndonëse jo si forcë mbizotëruese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme. (…)

Simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi, anëtarët e së cilës janë akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Në një video të postuar nga kjo parti, shihen anëtarët e saj duke festuar konsolidimin e marrëdhënieve me Partinë Radikale serbe, themeluesi i së cilës, Vojisllav Shesheli, ishte gjykuar për krime lufte, por u lirua vitin e kaluar».

Këto parti të së djathtës ekstreme, sipas revistës britanike, mbështeten në retorikën fetare. Në një manifestim të mbajtur në Selanik së fundi «burrat me kostume festonin themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal. (…)

Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Atos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit».

Sipas revistës as Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar.

Agimi i Artë ka 16 deputetë në parlamentin grek me 300 deputetë. Radikalët serbë kanë marrë tetë për qind në zgjedhjet e vitit të kaluar në Serbi, duke ia mundësuar Sheshelit të rikthehet në parlament.

Çfarë i bashkon ultranacionalistët grekë me ata serbë? «Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i (kryetarit të Rusisë) Vladimir Putin dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, si dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës». (dp)

Të këshilluara

Top Channel në ‘kërkim’ të Tahirit

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi ...

15:35

Heshtje zgjedhore sot në Kosovë

Me fillim në orën shtatë të mëngjesit të së shtunës ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fill...

13:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI