Flash

Lufta kundër terrorizmit, krerët e policive në tre shtete takohen në Tiranë

Lapsi.al 18 November 2017
Lufta kundër terrorizmit, krerët e policive në tre shtete takohen

U zhvillua sot në Tiranë takimi i radhës 3 palësh ndërmjet Drejtuesve të Strukturave Kundër Terrorizimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale terroriste në vendet tona, rajon e më gjerë me qëllim koordinimin e masave dhe forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e goditjen në kohë të çdo veprimtarie terroriste.

Takimin e përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe i siguroi ata për mbështetje pa asnjë rezervë në shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe veprime të tjera në planin operacional e hetimor.

Çako vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë e cila pa dyshim ka ardhur si rezultat i vullnetit që qeveritë respektive kanë për t’iu përgjigjur sfidave e mbështetur këto struktura ndaj çdo kërcënimi terrorist.

Më pas palët diskutuan në nivel teknik për problematika të veçanta në ndjekje si dhe domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit në nivel operacional dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ka të dhëna për veprimtari radikale/terroriste në të tre vendet.

Të këshilluara

Heshtje zgjedhore sot në Kosovë

Me fillim në orën shtatë të mëngjesit të së shtunës ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fill...

13:24

Krujë, zhduket vajza 13-vjeçare

Një familje nga kruja po përjeton ankthin më të madh të jetës së saj: zhdukjen e vajzës 13-vjeçare me iniciale D.P. që pas mësimit ditën e premte. Policia e Kru...

12:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI