Flash

Top Channel në ‘kërkim’ të Tahirit

Lapsi.al 18 November 2017
Top Channel në ‘kërkim’ të Tahirit

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi se zoti Tahiri ishte një njeri i lirë dhe nuk kishte asnjë ndalim për të udhëtuar brenda dhe jashtë shtetit.

Por pikërisht kjo është çështja. Kur prokurorët u paraqitën më 20 tetor në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar autorizimin për arrestimin e deputetit Tahiri, prokurorët thanë se i ndruheshin largimit të tij.

Mundësia e largimit u formulua edhe nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më vonë, mazhoranca në Këshill refuzoi kërkesën për arrestim.

Dy ditë më vonë, kur Saimir Tahiri u përjashtua nga grupi parlamentar dhe Edi Rama tha se grupi refuzon në unanimitet arrestimin e deputetit, ofroi këto garanci që prokurorët të kryenin sipas tij një hetim të plotë.

Më datë 25, Parlamenti votoi vetëm autorizimin për kontroll personal dhe banese, të cilin Prokuroria e validoi në gjykatë. Kaq, asgjë më shumë. Nga ky moment, Saimir Tahiri ishte një njeri i lirë për të udhëtuar pa asnjë shqetësim, brenda dhe jashtë vendit, në Gjermani apo çdo vend tjetër të hapësirës “Schengen”.

Çfarë ndodhi mes 20 dhe 25 tetorit, dy data kyç ku mazhoranca mori vendim se çdo të bënte me deputetin e saj? Kjo është çështja! Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri?/tch

Të këshilluara

Heshtje zgjedhore sot në Kosovë

Me fillim në orën shtatë të mëngjesit të së shtunës ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fill...

13:24

Krujë, zhduket vajza 13-vjeçare

Një familje nga kruja po përjeton ankthin më të madh të jetës së saj: zhdukjen e vajzës 13-vjeçare me iniciale D.P. që pas mësimit ditën e premte. Policia e Kru...

12:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI