Flash

Denoncimi i Berishës: Fakulteti i Mjekësisë Dentare në gjendje katastrofale

Lapsi.al 20 November 2017
Denoncimi i Berishës: Fakulteti i Mjekësisë Dentare në

Klinika Stomatologjike Universitare ndodhet në kushte krejtsisht të papërshtatshme për shërbimin ndaj pacientëve që marrin shërbim stomatologjik pubik në këtë institucion. Studentët janë të detyruar të blejnë doreza, maska, preparate të ndryshme si alginat dhe jo vetëm për të trajtuar pacientët.

Ky është denoncimi që një student ka bërë tek Sali Berisha. Ish-kryeministri akuzon Edi Ramën dhe Lindita Nikollën se kanë ‘shpartalluar’ universitetet publike. Berisha thotë se kjo është një situatë katastrofale që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

STATUSI I SALI BERISHËS:

Noriega dhe madame Vila për klientelën shpartallojnë universitetet publike!

Stdudenti dixhital denoncon:

Një situatë katastrofale që kurrë nuk ka ekzistuar më parë në fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Lexoni mesazhin e tij.

“Përshëndetje doktor. Jam student në Fakultetin e mjekësisë dentare (dikur fakulteti i stomatologjisë). Dua t’ju shpreh shqetësimin e studenteve të cilët janë të detyruar të blejnë vetë materialet dentare për praktikat mësimore dhe shërbimin ndaj pacientëve. Klinika Stomatologjike Universitare ndodhet në kushte krejtësisht të papërshtatshme për shërbimin ndaj pacienteve që marrin shërbim stomatologjik publik në këtë institucion.

Studentët blejnë doreza, maska, preparate të ndryshme si alginat, silikonë të ndryshme që përdoren për trajtimin e pacientëve që gjithsesi paguajnë një tarifë për shërbimin që marrin. Përgjigja e pedagogëve dhe mjekëve që punojnë këtu është: nuk ka materiale dhe duhet ti blini vetë.

Kjo është e papranueshme pasi pacientët paguajnë vetë për shërbimin që marrin, në paguajmë tarifë vjetore si studente, gjithashtu shteti e ka detyrim shërbimin stomatologjik bazë pasi në të gjithë paguajmë taksat. Ankesat janë të shumta nga pacientët për vonesa të gjata në bërjen e protezave dentare.

Këta pacientë janë të moshuar, pensioniste dhe njerëz në nevojë që nuk kanë mundësi ekonomike që këto shërbime t’i marrin në klinikat private. Kjo mesa duket nuk ju intereson mjekëve që punojnë këtu, shumica e të cilëve kanë poliklinika dentare private, ku studentët i shohin si rivale të ardhshëm në treg dhe pacientët që vijnë këtu si njerëz të kategorisë së tretë, vetëm sepse kanë zgjedhur një shërbim publik. Ju uroj gjithë të mirat. Anonim të lutem”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI