Flash

Gara për Prishtinën s'ka mbaruar ende, Shpend Ahmeti udhëheq me pak vota

Lapsi.al 20 November 2017
Gara për Prishtinën s'ka mbaruar ende, Shpend Ahmeti udhëheq

Në bazë të numërimit të mbrëmshëm të votave nga ana e KQZ-së, me 100 përqind të kutive të procesuara, Shpend Ahmeti është duke udhëhequr me një rezultat fare të ngushtë dhe dramatik kundrejt kandidatit të LDK-së Arban Abrashi. Por, rreth 1800 vota ende të panumëruara, mund ta përmbysin këtë rezultat.

Arban Abrashi është paraqitur pak para mesnate në rrjetet sociale për të treguar se asgjë nuk ka përfunduar në Prishtinë. Rivali i tij, Shpend Ahmeti, i cili po kryeson me vota në garën për Komunën e Prishtinës, ka festuar me gjysmë entuziazmi, ndërkohë që në një paraqitje televizive është munduar të shfaqet i buzëqeshur sa për të lënë shijen e fituesit. Por, edhe në Vetëvendosje e dinë se asgjë nuk ka përfunduar./express

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI