Flash

Kokëdhima sulmon 'diplomacinë ekonomike' të Ramës: Këta janë të korruptuar, s'e bëjnë dot këtë punë

Lapsi.al 20 November 2017
Kokëdhima sulmon 'diplomacinë ekonomike' të Ramës:

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima sulmon sërish kryeministrin Edi Rama për nismën e qeverisë për diplomacinë ekonomike. Përmes një deklarate të lëvizjes ‘Zgjidhja’ e drejtuar nga Kokëdhima, thuhet se një qeveri e korruptuar s’mund të angazhohet në diplomaci ekonomike.

Kokëdhima e pyet Ramën se si mund të shkojë në takime të rëndësishme tregtare ambasadori ynë për të mburrur avantazhet e vendit tonë kur investitori i huaj e pret me gazetën e ditës në dorë me një artikull të ri skandaloz për Shqipërinë e mafias që ka blerë gjithçka, qeverinë, drejtësinë, tokat dhe zgjedhjet? Sipas tij, sot ambasadorët tanë kanë më shumë interes të fshihen sesa të dalin si karagjozë para investitorëve të huaj sepse nuk dinë çfare t’u thonë, aq e pamundur është bërë sot të mbrosh kauzën e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Rama këto katër vite u mor me hashash, kontrabandë, tendera e koncesione për oligarkët e tij, braktisi dhe injoroi totalisht ligjin, shtetin dhe shërbimin diplomatik, luftoi me bukën e gojës të gjithë ata që nuk u vunë në shërbim për vota dhe pushtetin e tij personal, të gjithë kundërshtarët e ata që mendonin ndryshe”, thuhet në deklaratën e Kokëdhimës.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Vdes nga mbidoza një i ri në Tiranë

Një i ri ka gjetur vdekjen në Tiranë pasi kishte marrë mbidozë heroine. Ngjarja konfirmohet nga policia e kryeqytetit, e cila thotë se  A.T., 32 vjeç, është gje...

17:59

Vetëvaret një 23-vjeçar në Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kurtiz të Memaliaj. Një i ri është vetëvarur në një pemë që ndodhej pranë bahces së tij. Sic njofton polic...

16:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI