Flash

Rama deri dje mundohej ta mohonte, ndërsa tani u kërkon mbështetje liderëve të BE për drogën

Lapsi.al 20 November 2017
Rama deri dje mundohej ta mohonte, ndërsa tani u kërkon

Deri dje Rama mundohej ta mohonte të vërtetën në lidhje me kanabisin. Sa herë dikush e akuzonte për këtë çështje ai ngrinte gishtin duke e etiketuar si media kazani, gazetar të çmendur apo makineri balte. Pavarësisht raporte të ndryshme ndërkombëtare si dhe raportimeve nga mediat e huaja, sërish Rama i qëndronte të versioniit të tij duke dalë kundër të gjithëve duke premtuar gjithashtu se fundi i viti 2017 do të jetë edhe fundit i çështjes së kanabisit, por përpos deklaratave të tij, tanelata të reja droge kapen shpesh e më shpesh.

Po ashtu Ramës i shpërtheu edhe skandali me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit iu përmend emri në një përgjim mes trafikatëve të drogës të bandës së Habiljat. Sikur të mos mjaftonte kjo, pak ditë më pas u gjetën në makinën e një biznesmeni edhe 863 mijë euro cash si dhe 2 patenta skafi të Saimir Tahirit. Për këtë të fundit Krimet e Rënda kërkua edhe arrest, duke ngritur dy akuza.

Në gjithë këtë tablo, duket se Ramës po i rrëshket situata nga duart. Në një intervistë të publikuar sot në Financial Times, kryeministri i Shqipëri shprehet se u shkruajti një letër liderëve të BE-së duke iu kërkuar ndihmë dhe mbështetje në lidhje me betejën me bosët e drogës. Jo pak herë shqiptarët janë cilësuar si kontrolluesit e tregjeve të drogës në disa vende europiane dhe Rama nga ana e tij, përpos mohimit dhe cilësimin si një histori suksesi, duket se po përpiqet ta kapërdijë atë çka ka thënë më herët, para se situata të dalë jashtë kontrollit.

“Të premten i dërgova një letër udhëheqësve të të gjithë 28 anëtarëve të Bashkimit Evropian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me bosët e drogës. Ne e dimë se disa banojnë dhe po përparojnë edhe në kombin tuaj, duke përfituar nga droga ilegale, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera të paligjshme’ - thotë letra. Ne duam ndihmën tuaj dhe ofertën tonë në kthim, për t'i kapur këta njerëz dhe për t'i sjellë ata para drejtësisë. Shpresoj që qytetarët e të gjitha kombeve të BE do t'u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të qëndrojnë me ne. Kjo është një betejë për të gjithë dhe që duhet fituar.”, tha Rama për FT.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI