Flash

100 mijë euro për një prostitutë, arrestohet tutori shqiptar në Itali

Lapsi.al 21 November 2017
100 mijë euro për një prostitutë, arrestohet tutori shqiptar

31-vjeçari shqiptar, Asim Koleci u arrestua nga autoritetet italiane pasi drejtonte një organizate të madhe trafiku prostitutash, që ishte vëzhguar që nga viti 2015.

Sipas mediave italiane, shqiptari fitonte 100 mijë euro vetëm nga një punëtore seksi. Për transportin e prostitutave, 31-vjeçari paguante një familje italiane.

Në mesin e 15 prostitutave që shfrytëzoheshin nga banda shqiptare ishte dhe një e mitur rumune, 16 vjeç, që shkoi në Itali për të gjetur punë, por përfundoi prostitutë. Të gjitha paratë e nxjerra nga ky aktivitet shkonin në duart e Asim Kolecit.

Shumat e mëdha që fitoheshin ndaheshin mes ukrainasve dhe rusëve, ndërsa pjesa më e vogël e fitimeve i shkonin familjes italiane që transportonte prostitutat. Të arrestuarit janë: Asim Koleci, Myslim Hoxha, Lulzim Hoxha, Mendtor Domazeti, Monaco Giovani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI