Flash

Kamëz, i riu i reziston ndalimit, policja i hyn në grushta e shqelma (Video)

Lapsi.al 21 November 2017
Kamëz, i riu i reziston ndalimit, policja i hyn në grushta e shqelma

Gjatë një arrestimi mbrëmjen e djeshme në Kamëz një punonjëse policie ka ushtruar dhunë ndaj një personi. Personi siç duket edhe nga video ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, ndërkohë që polices i ka humbur durimi dhe ka nisur ta godasë. Mësohet se shtetasi është ndaluar për shkak se dyshohej se ishte shpërndarës hashashi, por sipas dëshmitarëve pas kontrollit nuk i gjetën gjë.

“Prsh JOQ, para 20 minutash policia arrestoi nje djale tek kthesa e Kamzes, shikoje ca trajtimi policia e shtetit, me erdh me e kap e me e shkly per shalesh ate policen ordinere, ta haje dreqi s’kishte vra njerez ai djali. Me duket se dyshonin per hashash, por mesa mora vesh un, nuk i gjeten gje. Se kontrolluan perreth e u humbi dhe elektriku… Maksimumi kishte pire nje cigare hashash, por ne momentin qe donin ti vinin prangat djali u terhoq mbrapa. Pastaj e plasen aty mbi ato lulet. Ajo vajza e goditi edhe me perpara, po mu desh pak kohe te hapja celin.” – shkruan personi që ka dërguar videon në JOQ.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI