Flash

Olta Xhaçka në Afganistan, Edi Rama batuta për t’i ngritur moralin ushtarëve (VIDEO)

Lapsi.al 21 November 2017
Olta Xhaçka në Afganistan, Edi Rama batuta për t’i

Pas turpërimit që i bënë shërbimit ushtarak 4 dezertorët e arratisur në Britaninë e Madhe, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shfaq mes trupave tanë në Afganistan. Ushtarakët dhe ministrja komunikuan me Edi Ramën përmes një video-bisede në Skype.

I ulur para kompjuterit, në zyrën e tij në kryeministri, Rama u tha ushtarakëve fjalët më të mira për shërbimin ndaj atdhetut. Kryeministri nuk i rezistoi dot batutave për praninë e Olta Xhaçkës mes ushtarakëve.

Një prej tyre, i tregoi Ramës një rregull të pashkruar në ushtri, ku thuhet se, “Komandanti që iku ishte burrë i mirë, por ky që erdhi është akoma më i mirë”

Por Rama e korrigjoi duke thënë se “Vetëm një gabim bëre, jo komandanti, por komandantja. Sipas meje, jeni brez me fat që kaloni nga komandantja tek komandantja. Nuk dua t’ju lodh më shumë. I takon ministres, që ju e quajtët komandante që të marri përsipër, që t’jua bëjë sa më të gëzueshme mbrëmjen që po afron atje. Nëse nuk do ia dali, ju lutem më shkruani në Shqipëriaqëduam.al” u shpreh Rama duke qeshur.

Video-biseda dhe udhëtimi i Ministres së Mbrojtjes drejt Afganistanit vjen pas dezertimit të 4 komandove që zgjodhën jetën e emigrantit në vend të asaj të ushtarakut.

Në një prononcim për mediat, babai i një prej dezertorëve tha se paga e ulët e shtyu të birin të dezertonte në Angli.

“Ai merrte një pagë minimale që nuk mjaftonte që ai vetë të jetonte si individ, e jo më të më dërgonte mua lekë apo të shihte të ardhmen e tij” tregoi babai i një prej komandove të arratisur. Buxheti për ushtrinë është afërsisht 0.8% e PBB, një nga buxhetet më të ulëta mes vendeve të NATO-s.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI