Flash

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Pse dyshojmë se 863 mijë eurot të Tahirit

Lapsi.al 21 November 2017
Prokuroria e Krimeve të Rënda: Pse dyshojmë se 863 mijë

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shprehur se ka dyhime se 863 mijë eurot e gjetura në maikinën e biznesmenit Orest Sota, lidhen me veprimtari kriminale të ish ­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky qëndrim i Prokurorisë është bërë i ditur ditën e djeshme në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë te Krimet e Rënda ndaj biznesmenit.

Por pse Prokuroria dyshon se paratë e gjetura janë të Tahirit?

Sipas organit të akuzës ka dyshime të forta se 863 mijë eurot mund të mos jenë të ish-ministrit, pasi Tahiri është një person nën hetim nga Prokuroria për “korrupsion” dhe “trafik ndërkombëtar droge”, akuzat të cilat krijon dyshime se edhe paratë mund të jenë nga aktiviteti kriminal i ish-ministrit Tahiri.

Sipas Prokurorisë, edhe gjetja e patentave të Tahirit po në të njëjtin mjet, ngrenë dyshimin se i përkasin po të njëjtit person.

Ndërkohë, nga deklarimet e marra prej shefit të financës së “KURUM”, rezulton se ai nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as nuk është njoftuar për ndonjë transaksion me para në dorë nga biznesmeni Sota apo të afërm të tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI