Flash

VIDEO/ Gruaja turpëron burrin deputet: “Çfarë do thuash tani...”

Lapsi.al 21 November 2017
VIDEO/ Gruaja turpëron burrin deputet: “Çfarë do thuash

Stephen Kinnock është një deputet laburist në Britaninë e Madhe. Ai fitoi në zgjedhjet e vitit 2015 në zonën e tij në Aberavon. Ai është martuar me ish-kryeministren e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt e cila ka mbajtur këtë detyrë nga viti 2011 në 2015-ën.

Një dokumentar i BBC ka bërë shumë bujë në Britani pasi është transmetuar edhe një moment pikant kur po numëroheshin votat dhe rezultati nuk ishte ende i qartë. Kinnock do të jepte një intervistë për BBC, por gruaja e tij ka ndërhyrë duke i pëshpëritur se çfarë duhet të thoshte.

Mikrofonët kanë qenë të ndezur dhe çdo gjë është regjistruar. Thorning-Schmidt e pyet me ton: “Pse po e bën këtë tani? Pse? Çfarë do të thuash?" Kinnock i përgjigjet: “Umm… Nuk e di!” Ai e pyet nëse duhet ta anulojë intervistën. “Po. Duhet të presësh” – e mëson ajo. “Ti nuk di asgjë tani. Duket se kemi marrë një rezultat të mirë këtu që është e mrekullueshme. Thuaj vetëm këtë: “Më duket se këtu votimi po mbyllet. Shpresoj që shumë të rinj të kenë ardhur për të votuar. Shpresoj që kjo të jetë një shans i ri për Laburistët”. Thuaj edhe që “ne kelmoi luftuar për një fushatë pozitive”. Mbaje te fushata. Thuaj fjalë të thjeshta” – e mëson gruaja deputetin e ardhshëm.

Ai ka miratuar me kokë dhe më pas ka dhënë intervistën. Dokumentari i BBC me titull: “Laburistët, vera që ndryshoi gjithçka” ka shkaktuar mjaft polemika edhe për shkak të këtij momenti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI