Flash

Zgjedhja e Kryeprokurorit dhe kreut të ri të KQZ-së, Rama mbledh mbledh deputetët e PS tek Ligjet

Lapsi.al 21 November 2017
Zgjedhja e Kryeprokurorit dhe kreut të ri të KQZ-së, Rama mbledh

Kryeministri Edi Rama i ka mbledhur qysh në mëngjes deputetët e PS-së në komisionin e Ligjeve. Takimi ka nisur rreth orës 08:30, ndërsa tema e diskutimit mendohet se është shkarkimi i kreut të KQZ dhe zgjedhja e prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Ndërkohë pritet që në 30 nëntor PS të shkarkojë kryetarin e KQZ, ndërsa në seancë do të diskutohet edhe zgjedhja e Kryeprokurorit të ri. Në 4 Dhjetor, Llallës i mbaron mandati në krye të institucionit të Akuzës, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.

Deputetët e PS-së tek Ligjet:

Kryetar Ulsi Manja

Klotilda Bushka

Vasilika Hysi

Bashkim Fino

Bledar Çuçi

Edmond Leka

Alket Hyseni

Saimir Tahiri (i përjashtuar nga PS)

Jurgis Çyrbja

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI