Flash

Akuza e RD-së: Qeveria na ka bllokuar llogaritë bankare të gazetës, hakmarrje politike

Lapsi.al 22 November 2017
Akuza e RD-së: Qeveria na ka bllokuar llogaritë bankare të

Llogaria bankare e gazetës “Rilindja Demokratike” që prej datës 1 Nëntor eshte bllokuar. Ne nje shkrim ne faqen e webit, thuhet se kjo “është një hakmarrje e pastër politike” e Qeverisë. Gazeta shkruan se diçka e tillë nuk ka ndodhu as në vitin 1991 kur RD përballej me diktaturën. RD shprehet se qeveria po mundohet ta bëjë të pamundur funksionimin dh edaljen e gazetës në treg.

“Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentat përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundraligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor. Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë.

Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997.

Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg.” – shkruan ndër të tjera ‘RD’.

Të këshilluara

Zhduken dy adoleshente në Tiranë

Dy adoleshente janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Familjarët e tyre i kanë denoncuar në polici si të zhdukuara. Dyshimet janë se ato kanë ikur dr...

21:04

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI