Flash

Faktet/ Hilja e PS-së me emërimin e pasardhësit të Llallës  

Lapsi.al 22 November 2017
Faktet/ Hilja e PS-së me emërimin e pasardhësit të

Prej disa ditësh, në kuadrin e skandalit Tahiri dhe bombave të tjera që priten të shpërthejnë, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të nxhehtë lidhur me atë që do ta pasojë kryeprokurorin Adriatik Llalla. Socialistët mbrojnë tezën se mandati i shefit altual të prokurorisë skadon në 2 dhjetor ndaj ai duhet të zëvendësohet urgjentisht nga parlamenti. Nga ana tjetër opozita bërtet se kjo është një manovër për të prishur dosjet e nxehta që janë në hetim duke vendosur në krye të institucionit një servil të Edi Ramës. E gjithë kjo përplasje bëhet edhe më e ashpër, sepse ndryshimet e reja që u bënë në kuadër të reformës në drejtësi parashohin një procedurë tjetër për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Ato sanksionojnë se ai duhet të zgjidhet përmes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një organ i ri që nuk është themeluar ende.

Pikërisht në mes të këtij debati ndërhynë edhe përfaqësuesit e OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që shpesh kanë qenë  në qendër të kritikave për anshmërinë e tyre. Më nje argumentim juridik ata u munduan të japin zgjidhje. Sipas tyre, Kushtetuta nuk parasheh asnjë mundësi që mandati i Llallës të zgjatet. Prandaj ata propozuan zgjedhjen e një kryeprokurori të ri nga parlamenti. Sipas tyre, ai do të jetë i përkohshëm, aq kohë sa do t'i duhet për t'u ngritur organit të ri si Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje qe propozimi i OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që kuvendi duhet ta zgjedhë pasuesin e Llallës vetëm me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e PS-së.

Pikërisht ky propozim, për t'ia lënë në dorë shumicës qeverisëse kryeprokurorin e përkohshëm e ka bërë ish Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani të akuzojë se dy organizmat këshillimorë juridikë ndërkombëtarë kanë vepruar me porosi të kryeministrit.

Pyetja e parë që ngrihet është: Pse është vonuar konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë? Mos vallë për të vajtur drejt kësaj zgjidhjeje, që prokurorinë ta kapte qeveria? Me anë të një neni kalimtar që ia delegon parlamentit zgjedhjen e tij (shiko tabelën poshtë).

Por ka edhe më. Për mënyrën se si do zgjidhjej kryeprokurori ka pasur një debat të madh politik në vend. Dhe në fund, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve u arrit në një kompromis. Që, pas propozimeve të tre kandidaturave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kuvendi atë ta zgjidhte me konsensus, me dy të tretat e votave. Madje kompromisi shkoi edhe më tej që herën e parë, ky kryeprokuror të zgjidhej nga deputetët me një mazhorancë më të gjerë pra me 3/5 e votave (pra me 84 por me mbi 93 deputetë). (Shiko çfarë thotë Kushtetuta).

Pra kur për zgjedhjen e kryeprokurorit janë vënë kaq shumë filtra dhe është kërkuar kaq shumë konsensus, si mundet që në këtë situatë të nxehtë, drejtuesi i prokurorisë, qoftë edhe kalimtar, t'i lihet vetëm një partie të vetme?

Propozimi i OPDAT-it dhe EURALIUS-it ngjan të jetë vërtet i rrezikshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI