Flash

Kaos në Bollywood, kërcënohet një prej aktoreve

Lapsi.al 22 November 2017
Kaos në Bollywood, kërcënohet një prej aktoreve

Industria kinematografike indiane është në kaos, pas kërcënimeve për hakmarrje të dhunshme nga ana e një funksionari të partisë në fuqi Bharatiya Janata, rreth një filmi që ende nuk ka dalë.Politikani Suraj Pal Amu ofroi një shpërblim prej 1.5 milionë dollarë për këdo që do të arrijë t’i presë kokën aktores kryesore Deepika Padukone dhe regjisorit Sanjay Leela Bhansali të filmit më përfolur në Bollywood.“Padmavati” ka ndezur polemika, pasi trajton çështjen e martesës së një mbretëreshe hindu me një sundimtar mysliman.Padukone është një nga aktoret më të paguara dhe të famshme në Indi. Producentët e filmit e shtynë datën e publikimit, që ishte vendosur në 1 dhjetor. Duke folur në tubim publik, Amu tha se filmi nuk do të lejohet që të publikohet. “Padmavati” bazohet në një poezi epike të shekullit XVI, me të njëjtin titull, ku një mbretëreshë e guximshme dhe e bukur zgjodhi të vriste veten, që mos të kapej nga sulltani mysliman. Producentët e filmit dhe aktorët janë sulmuar dhe kërcënuar që në fillimet e punës së tyre.

Të këshilluara

Kendall Jenner, modelja më e paguar e vitit

Kendall Jenner është emëruar si modelja më e paguar në botë nga Forbes Magazine.Jenner e cila është pjesë e familjes Kardashian ka lënë prapa  Chrissy Teigen, A...

14:18

Chriss Teigen dhe John Legend,sërish prindër

Chrissy Teigen dhe John Legend të cilët sapo festuan 4 vjetorin e martesës së tyre janë duke pritur tani fëmijën e tyre të dytë.Lajmin e bukur e ka bërë të ditu...

10:03

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI