Flash

Kryetari i Bashkisë Vlorë paguan 2 milionë lekë për t'u parë në pasqyrë

Lapsi.al 22 November 2017
Kryetari i Bashkisë Vlorë paguan 2 milionë lekë për

Që prej zgjedhjes në krye të Bashkisë së Vlorës në vitin 2015, Dritan Leli ka mbajtur një profil të ulët politik.

Ai nuk është shquar për ndonjë investim të dukshëm, apo për ndonjë reformë në institucionin që ai drejton tashmë prej 2 vitesh.

Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë vërshuar një mori denoncimesh që vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorë. Disa rrugë kryesore janë në gjendje skandaloze. Rrugët janë me gropa, dhe mjafton që të bjerë një shi i lehtë që të transformojë këtë rrugë në një liqen.

Megjithatë, bashkia e Vlorës ka “mbyllur sytë” dhe po fokusohet te godina e re e bashkisë, për ta mobiluar dhe ta kthejë atë në një vend luksi. Sëfundmi, Bashkia e Vlorës nuk hapur tender për rrugët me gropa uji dhe me baltë, por për të blerë një pasqyrë.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku institucioni i drejtuar nga Dritan Leli ka akorduar 2 milionë lekë të vjetra për të blerë pasqyrë. Në dokumente thuhet se është hapur procedura “për miratimin e rregullave të prokurimit publik” për Blerje Pasqyrë, dhe të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit 190,400 lekë.

Në dokumenta thuhet, se kërkohet të blihet një pasqyrë 5 mm me sipërfaqe 13.6 metër katrorë. Mësohet se pasqyra duhet të ketë në të katër anët kuadraturë me gjerësi 2 cm. Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 2 dite duke filluar nga data shpalljes së fituesit.

Edhe pse ka një kosto jo normale, urojmë që kryebashkiaku i Vlorës të shihet çdo mëngjes dhe sa më qartë në këtë pasqyrë, dhe ndërkohë të pyesi veten: Çfarë duhet të bëj unë sot?

/TPZ.AL/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI