Flash

Pas dezertimit të 4 komandove, ministrja Xhaçka: Në 2018 rrisim me 60% praninë tonë ushtarake në Afganistan

Lapsi.al 22 November 2017
Pas dezertimit të 4 komandove, ministrja Xhaçka: Në 2018 rrisim

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë në Afganistan, ndërsa takoi ushtarakët shqiptarë dhe komandantin e Misionit të NATO-s, John Nicholson.

Gjatë takimit me gjeneral Nicholson, Xhaçka konfirmon rritjen e numrit të trupave shqiptare në Afganistan me 60% në vitin 2018.

“Në 2018 do të risim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat. Një kontingjent i Forcave Speciale së shpejti do të vendoset pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane.” – tha Olta Xhaçka.

Por Xhaçka duket se me këto veprime do të rregullojë imazhin e forcave të Armatosura pas dezertimit të 4 komandove nga Anglia ku po stërviteshin. Shkaqet që u artikuluan për dezertimin e tyre ishin ekonomike, pasi sipas familjarëve të komandove, ata paguheshin vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI