Flash

Projektligji/ Kush jep të dhëna pa leje tek ndërkombëtaret gjobitet deri në 250 mijë lekë

Lapsi.al 22 November 2017
Projektligji/ Kush jep të dhëna pa leje tek ndërkombëtaret

Për të forcuar cilësinë dhe kredibilitetin e të dhënave kombëtarë në projektligjin e ri për statistikat zyrtare janë parashikuar dënime të rënda administrative ndaj personave që raportojnë të dhëna të institucionet ndërkombëtare.

Shprehimisht projektligji i ri i cili është fazën e konsultimit publik dhe pritet që së shpejti të miratohet nga qeveria parashikon se, "Për rastet e dërgimit të të dhënave zyrtare institucioneve ndërkombëtare pa njoftimin e INSTAT-it, dënohet me gjobë deri në 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit të institucionit”.

Gjithashtu dënohen me gjobë personat që japin të dhëna konfidenciale ndaj të tretëve për qëllime kërkimore.  Moszbatimi ose shkelja e kërkesave të konfidencialitetit nga nëpunësi, përfshirë këtu dhe kohë kur ai ka lënë detyrën, ose nga një palë e tretë, së cilës i është dhënë e drejta për qëllime kërkimore, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë, përcaktohet në projektligj. Gjithashtu gjobat janë parashikuar edhe për persona që pengojnë transmetimin e të dhënave që rrjedhin si detyrim nga ligji i ri.

“Moszbatimi ose shkelja e kërkesave për mosnjoftimin e përgatitjes së projektakteve, që mund të ndikojë veprimtarinë statistikore apo të pengojë transmetimin e të dhënave administrative për qëllime statistikore, përbën shkelje të rëndë disiplinore sipas legjislacionit për nëpunësin civil dhe titullari i institucionit dënohet me gjobë nga 50 000 lekë.  Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike, gjoba i vendoset titullarit të institucionit.

Projektligji i ri i jep të drejtën e vendosjes së gjobave Drejtorit të Përgjithshëm, kur të dhënat ose informacioni duhen dërguar në  INSTAT. Gjoba vihet gjithashtu nga drejtuesi i agjencisë statistikore, kur të dhënat janë kërkuar nga agjencia statistikore përkatëse.

Kundër vendimit të gjobës mund të bëhet ankim tek drejtori i Përgjithshëm brenda 10 (dhjet) ditëve nga data e shpalljes ose e botimit të gjobës, i cili duhet të përgjigjet brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të drejtorit të Përgjithshëm ose kur ai nuk përgjigjet, personi i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës brenda 30  ditëve nga data e shpalljes s vendimit ose nga mospërgjigjja./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI