Flash

Shpërthimi në Rafinerinë e Ballshit, Berisha: Katastrofë mjedisore nga uzina e mafies Sula-Rama

Lapsi.al 22 November 2017
Shpërthimi në Rafinerinë e Ballshit, Berisha: Katastrofë

Pas shpërthimit të sotëm në Rafinerinë e Ballshit ka reaguar edhe ish-kryeminitri Berisha.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka denoncuar me një mesazh që i ka mbërritur nga një qytetar nga Ballshi, kushtet e vështira në të cilat punojnë punëtorët.

Berisha shprehet se mungojnë kushtet e sigurisë dhe se po shkaktohet një katastrofë mjedisorenga uzina e mafies Sula-Rama.

"Nje shperthim ne rafinerine e Besos se Partise dhe Olsit ne Ballsh. Plagosjen rende te nje puntori nga shperthimi i perseritur here pase here dhe qe nje vit me pare i mori jeten nje puntori. Mungesen e kushteve te sigurise ne pune per puntoret por edhe banoret e zones dhe katastrofen mjedisore qe shkakton uzina e mafies Sula - Rama si dhe shkarkimet e gazrave pa asnje kontroll ne ajer, gjithashtu dhe hedhjen e mbetjeve toksike ne Gjanice. Përshëndëtje doktor. Ky eshte rast i perseritur pasi disa muaj me pare nje punonjes humbi jeten nga nje shperthim i ngjashem. Pa permendur ajrin qe thithim cdo dite dhe shkarkimet qe kryen cdo dite ne lumin Gjanica. Te pakten qe mund te bejne administratoret eshte qe here pas here te bejne rimont sic behej dikur per te shmangur rrjedhjet dhe te vendosin filtra qe te minimizohet ndotja . E duam jeten tone dhe te femijeve tane ndaj denoncoj. Respekte” – shkruan Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI