Flash

50 Cent u realizon kamera të fshehtë fëmijëve me prindër të divorcuar (Video)

Lapsi.al 23 November 2017
50 Cent u realizon kamera të fshehtë fëmijëve me

Një kamerë e fshehtë shumë e veçantë, është realizuar së fundmi nga reperi 50 Cent në bashkëpunim me stafin e tij. Ai ka shkuar në disa prej shtëpive të adoleshentëve të zakonshëm, të cilët jetojnë vetëm me mamatë e tyre,pasi prindërit i kanë të divorcuar. Reperi në bashkëpunim me nënat iu përgatit një kamerë të fshehtë fëmijëve, duke u shtirur si i dashuri i ri që së shpejti do të bëhet njerku. Fillimisht ai gjendet në dush, ndërsa gjatë kësaj kohe nënat i tregojnë fëmijëve të tyre lajmin se kanë nisur një lidhje të re, dhe se personi në fjalë gjendet në dush.

Në momentin kur 50 Cent prezantohet me robdeshamber para fëmijëve, ata ngelën të shtangur, nuk u besojnë dot syve dhe konfuzohen duke menduar që njerku ka thjesht një ngjashmëri të madhe me reperin. Në fund, ata tregojnë se gjithçka ka qenë vetëm një kamerë e fshehtë, ndërsa qeshin të gjithë me të madhe.

Të këshilluara

The Weeknd vazhdon flirtin me Bella Hadid

Burimet e Hollywood Life kanë thënë se Hadid ka marrë një buqetë me lule dhe një porosi, në të cilën The Weeknd i kishte shkruar se sa krenar ishte për sukseset...

12:42

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI