Flash

Detaje të reja nga udhëtimi i deputetes së PS me Tahirin në makinën e Habilajve

Lapsi.al 23 November 2017
Detaje të reja nga udhëtimi i deputetes së PS me Tahirin në

Zbulohen të tjera detaje nga lidhja e ish-zëvendësministres së Brendshme Elona Gjebrea me çështjen “Hajbilaj. Emri i deputetes së Partisë Socialiste është përfshirë në dosjen e Prokurorisë për një episod të ndodhur në 8 gusht të vitit 2014 kur ajo ka udhëtuar bashkë me shefin e saj të asaj kohe, ministrin Saimir Tahiri me makinën Audi A8 me targe AA 003 GB që ai ua kishte shitur Habilajve, por figuronte ende në emër të tij.

Sipas një kronike të transmetuar nga Tv Klan që citon burime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Gjebrea ka udhëtuar në atë kohë nga porti Sarandës për në Greqi bashkë me Saimir Tahirin. 6 ditë më pas (14 gusht 2014) po nga Saranda niset me makinën Audi A8 drejt Greqisë Artan Habilaj.

Sipas dosjes që gjendet në Prokurori, më 16 gusht Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kthehen në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin me targe AA 003 GB. Po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia edhe Artan Habilaj. Sipas të njëjtave burime Gjebrea është pyetur për këtë episod dhe nëse e njihte Artan Habilajn apo nëse ishte takuar me të.

Ne kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, prokuroria shkruante se Tahiri kishte udhëtuar 4 herë me makinën e tij pasi ua kishte shitur Habilajve, por ish-ministri deklaroi se kjo kishte ndodhur vetëm një here kur kishte shkuar me pushime me familjen. Burime të lapsi.al thanë se Gjebrea është pyetur nga prokurorët për këtë çështje, por ajo publikisht e ka mohuar një gjë të tillë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI