Flash

Fatmir Mediu: Pyetja ime për Bashën, pse nuk është opozita në protesta?

Lapsi.al 23 November 2017
Fatmir Mediu: Pyetja ime për Bashën, pse nuk është opozita

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se opozita tani duhet të ishte në protesta, pas morive të akuzave në adresë të qeverisë lidhur me zhvillimet e fundit, që nga kërkesa për arrestim të Tahirit, dosjen Habilaj dhe arratinë e ish-drejtuesve të policisë të akuzuar si të përfshirë në trafik droge.

Pyetjes në emisionin “45 minuta”, se pse opozita nuk ka bërë asnjë tubim apo protestë, Mediu u shpreh se nuk mund të japë përgjigje, pasi edhe vetë e ka këtë pyetje.

“Është një pyetje që s’të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme”.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI