Flash

Ish-ministri Demiraj përplaset me ish-kreun e FA: Ti dhe Kodheli keni hequr njerëzit më të aftë nga puna

Lapsi.al 23 November 2017
Ish-ministri Demiraj përplaset me ish-kreun e FA: Ti dhe Kodheli keni hequr

Dezertimi i 4 ushtarëve, të cilat pas trajnimit në Britaninë e Madhe, thyhen urdhrin dhe qëndruan aty, ka ngjallur sërish debate të mëdha. Kështu, mbrëmjen e djeshme, teksa ishin të ftuar në “Top Story” ish-ministri Dritan Demiraj ka debatuar me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo.

Ish-ministri nuk është kursyer me akuza në drejtim të ish-paraardhëses së tij, Mimi Kodheli dhe Bazos. Sipas Demirajt, ata kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve duke hequr nga puna njerëzit me eksperiencë dhe të aftë.

“Në 27 vjet demokraci Forcat e Armatosura u lanë jashtë dore nga politika, por nga Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze janë bërë disa akte të papranueshme. Kodheli dhe Baze kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve, kanë hequr njerëzit më të aftë dhe me më shumë dinjitet dhe me më shumë eksperiencë nga puna”, - tha Demiraj, i cili e quajti dezertimin, një akt të rëndë turpi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI