Flash

Rama: Hetim kush dekonspiroi kapjen e 3 ish-policëve të lidhur me Habilajt

Lapsi.al 23 November 2017
Rama: Hetim kush dekonspiroi kapjen e 3 ish-policëve të lidhur me

Kryeministri Edi Rama e anashkaloi përgjegjësinë e qeverisë së tij për implikimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës. Akuzave të opozitës se ishte ai dhe ministri i Brendshëm Xhafaj që dekonspiruan aksionin për kapjen e tyre, Rama thotë se do të kërkohet zyrtarisht hetim në organin e akuzës për këtë çështje.

"Nuk dua të bëj replika me opozitën. Ka dhe raste të tilla. Nuk ekziston asnjë polici shteti në asnjë shtet që të ketë të kapje 100% të të kërkuarve të nivelit të lartë, të ulët apo të këtij lloji. Nuk dua të bëj replika me opozitën. Ajo është në një proces të vetin dhe është dukshëm dhe prekshëm në drejtim të paditur.

Ministri i brendshëm do të materializojë nesër një kallëzim penal për të hetuar dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret përfshirë edhe vetveten. Ai do të vërë në dispozicion të gjithë gadishëmrinë e të gjithë palës që përfaqëson dhe policinë duke kërkuar që të vihen në gatshmëri të hetimit dhe të tjerët.

Ministri i Brendshëm do të kerkojë që të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për kët operacion. Në rastin konkret personat që kanë pasur dijeni janë të kufizuar dhe duhet të bëhet një hetim” – tha Rama në një intervistë për emisionin "360 gradë" të Artur Zhejit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI