Flash

SHBA reagim për OSBE-në: Një ish-ministër i Brendshëm nën hetim si i implikuar me trafikantët

Lapsi.al 23 November 2017
SHBA reagim për OSBE-në: Një ish-ministër i Brendshëm

Në përgjigje të raportit të përvitshëm të misionit të OSBE-së në Shqipëri, të kryesuar nga Bernd Borchardt ka reaguar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi e falenderon OSBE për rolin që ka luajtur në vendin tonë, në reagim përmendet se korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesa për prosperitetin në Shqipëri. Po ashtu në reagim, përmendet fakti se ish-ministri Tahiri është nën hetim nga Prokuroria, si i implikuar në mbështetje të trafikantëve të drogës.

“Ambasador, si ju, ne e pranojmë se mbetet shumë punë për t'u bërë. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të përkrahësve partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin për Borchard.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI