Flash

Basha kërkon kokën e Tahirit dhe Ramës: Largimi i tyre hapi i parë për dekriminalizimin e politikës

Lapsi.al 24 November 2017
Basha kërkon kokën e Tahirit dhe Ramës: Largimi i tyre hapi i

Pas mbledhjes me depuetët e PD-së Basha ka dalë para gazetarëve duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Basha është shprehur se me Ramën në krye nuk mund të ketë as veting dhe as dekriminalizim. Kreu i Demokratëve ka kërkuar në mënyrë kategorike arrestimin e Saimir Tahirit si një hap të parë të dekriminalizimit të politikës në vend. Po ashtu, Basha ka shtuar se kryeprokurori i ri nuk mund të emërohet nga Tahiri, Rama apo xhafaj pasi ata janë vetë subjekte nën hetim.

“Me Ramen në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikës. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës. Largimi i Ramës është imperativ politik. E kemi parashtruar para qytetarëve dhe socialistëve, që kanë mes vetes ish-kryeministra e presidentë, teë japin kontributin e tyre për këtë. Prokurorin nuk mund ta emërojë as Tahiri, as Rama, as Agron Xhafaj. Nuk do te pranojmë kurrë që kryeprokurori të emërohet nga subjektet e hetimit.” – tha Basha.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI