Flash

Gjykata jep 30 ditë paraburgim për Albin Kurtin dhe 2 deputetët e tjerë të Vetëvendosjes

Lapsi.al 24 November 2017
Gjykata jep 30 ditë paraburgim për Albin Kurtin dhe 2 deputetët e

Një gjykatë në Kosovë ka dhënë 30 ditë paraburgim për deputetët e Vetëvendosje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kada-Bujupin.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i VV-së, Visar Ymeri, i cili me anë të një postimi në facebook tha: “Prapë Klani Pronto me shokë e paterica”.

“Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s”, - shkroi ai. Kurti u arrestua me forcë në hyrje të Kuvendit të Kosovës të premten.

Tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi akuzohen për hedhje gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI