Flash

Habilajt të famshëm edhe në Belgjikë, gazetarët e huaj: Shqipëria gangrenë e drogës!

Lapsi.al 24 November 2017
Habilajt të famshëm edhe në Belgjikë, gazetarët e huaj:

Për Shqipërinë mund të jenë thënë shumë në mediat e huaja, por është hera e parë që e quajnë "gangrenë" të trafikut të drogës. Kësaj radhe është Lalibre, gazeta belge që në një reportazh përshkruan fuqinë e trafikantëve të drogës, të lidhur me qeverinë.

Reportazhi i dy gazetarëve Jean-Arnault Dérens dhe Laurent Geslin, nis me një vlerësim për vendin tonë, për të kaluar menjëherë në bëmat e Tahirit.

"Shqipëria e kryeministrit Edi Rama prej kohësh ka qenë shembull i "nxënësit europian" në Ballkan. Por që nga viti 2014, kur shpërtheu trafiku i drogës, Perëndimi nisi të ngrejë tonet. Të hënën, në 16 tetor, policia e Katanias, në Siçili ndërmori një operacion kundër një bande shqiptarësh që kontrollonin trafikun e armëve dhe të drogës, dhe që kishin qarkulluar gati 300 milion euro në 4 vite"

Reportazhi vazhdon me lidhjet e Habilajve që shkojnë lart në qeveri, deri kur përmendet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Shtatë vetë të arrestuar, mes tyre shefi i grupit, Moisi Habilaj, 39 vjeç. është kushëri me Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dhe sipas përgjimeve telefonike të italianëve, të dy kishin qenë disa herë në kontakt me njëri-tjetrin.

"Nëse vini në Shqipëri, dijeni që policët janë të korruptuar dhe ka raste kur vetë shefi i policisë më ndihmon të ngarkoj mallin", shpjegon Moisi Habilaj njërit prej kontakteve të tij në Siçili, në një bisedë të përgjuar nga karabinierët. Ndërkohë një tjetri, i shpjegojnë se "duhet t'i çojmë 30 mijë euro Saimirit", shkruajnë gazetarët e huaj, duke bërë të famshëm edhe në Belgjikë bandën e Habilajve, lajmet e së cilës po bëjnë xhiron e mediave europiane/ Përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

Rama pret në zyrë djalin e George Soros

Pas takimeve me drejtuesit e bashkisë së Tiranës, djali i multimiliarderit, George Soros, Alex, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Takimi është zhvi...

15:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI