Flash

Ndërron jetë në QSUT gruaja e aksidentuar sot në Tiranë

Lapsi.al 24 November 2017
Ndërron jetë në QSUT gruaja e aksidentuar sot në Tiranë

Një grua ka vdekur sot në QSUT pasi u godit nga një makinë. Ngjarja ndodhi pasdite në kryeqytet në bulevardin ‘Zhan Dark”.

Sipas policisë, gruaja është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar teksa kalonte rrugën. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

“Në bulevardin "Zhan Dark", Agron Dedja, 21 vjeç, duke drejtuar një makinë, ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën. Gruaja e paidentifikuar akoma ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i riu ndodhet në Polici ku po pyetet lidhur me aksidentin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Të këshilluara

Rama pret në zyrë djalin e George Soros

Pas takimeve me drejtuesit e bashkisë së Tiranës, djali i multimiliarderit, George Soros, Alex, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Takimi është zhvi...

15:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI