Flash

Si e përgënjeshtroi Sali Berishën ish-drejtuesi në Policinë e Lezhës

Lapsi.al 24 November 2017
Si e përgënjeshtroi Sali Berishën ish-drejtuesi në

Ish-kryeministri Sali Berisha një vit më parë publikoi në rrjetin social Facebook një listë drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, por një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinion.

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

,-“Jam Dritan Lena dhe kam shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni” - mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer dje në vëmendjen e publikut denoncimin e një viti më parë, ku tregonte emrat e të gjithë drejtuesve të policisë, të cilët sipas tij dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI