Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Skandali/ Kandidati i PS bëhet drejtor spitali i Shkodrës, mjekët: Nuk e lejojmë, ka mbaruar ekonomikun

Lapsi.al 25 November 2017
Skandali/ Kandidati i PS bëhet drejtor spitali i Shkodrës,

Para pak ditësh u shpallën fituesit e konskursit si drejtues spitalesh në të gjithë vendin. Ndërkohë kanë lindur edhe kundërshtitë e para për këta figura. Në Shkodër u zgjodh drejtor spitali Vilson Masmalaj, por mjekët e këtij e kanë konsideruar një farsë konkursin për zgjedhjen e tij. Ata çuditen se si mund t’i ketë kaluar fazat e konkursit drejtori i sapozgjedhur, sepse, sipas tyre, kryhet një provim me shkrim dhe me gojë me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe menaxhimit të shëndetësisë para një komisioni prej 12 vetash.

Drejtori i sapozgjedhur Masmalaj nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi ka studiuar për ekonomik. Sipas tyre, e gjithë kjo garë ishte fiktive dhe me emër të paracaktuar. Në garë dy kandidaturat e mundshme për t’u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela dhe gjinekologu Senad Halluni, por Ministria e Shëndetësisë nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues, duke renditur në vend të parë kandidatin për deputet të PS-së në zgjedhjet e 2017-s, Vilson Masmalaj. Mjekët e spitalit rajonal Shkodër kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali.

“Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësinë. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësinë. Nëse në këtë mes ka pasur një proces politik duke shkelur mbi mjekët dhe duke bërë farsë konkursin, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo gjë. Në krye të spitalit na duhet një mjek, pra një koleg yni që e njeh spitalin, shëndetësinë dhe i di të gjitha problemet që janë. Ka ardhur koha që në spital të kemi drejtues vetëm profesionistë, ashtu siç e ka gjithë bota dhe nuk duhet të heshtim e aq më tepër të kemi frikë”, - u shprehën mjekët e spitalit të Shkodrës.

Ndërkohë po kërkohet që në drejtim të vijojë mjeku që ishte deri më tani drejtor, Përparim Çela, ose gjinekologu Senad Halluni, i cili u rendit i dyti në këtë proces të gjatë konkurrimi. Konkursi për drejtor të spitaleve në mbarë Shqipërinë ishte në tri faza të ndryshme. Faza e parë me 20 pikë përfshinte plotësimin e dosjes së plotë, faza e dytë një provim me shkrim me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe faza e tretë pyetje-përgjigje me gojë përpara një komisioni prej 12 personash rreth menaxhimit të shëndetësisë, por sërish me pyetje profesionale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI