Flash

Basha: Inceneratorët janë afera korruptive, pronarët e tyre të vërtetë janë Rama dhe Ahmetaj

Lapsi.al 27 November 2017
Basha: Inceneratorët janë afera korruptive, pronarët e tyre

Lulzim Basha ka denoncuar sot atë qe e quan si skandalin e ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Ne nje deklaratë për mediat, Basha foli me emra dhe theksoi se Edi Rama e Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të tyre.

“200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre. Inceneratorët janë shkatërrues për shtetin. Projekte të inceneratorëve janë zbuluar si afera korruptove dhe kriminale. Mediat kanë zbuluar dhe kanë venë në dispozicion dhe shihet që janë nga i njëjti person. Duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. 4.8 milion euro i kanë thënë incenerëtorit të fierit pa filluar asnjë punë. Në total janë 400 milion euro që do të shpenzohen për 10 vitet e fundit. Bëjnë një kontratë me privatin dhe privati nuk merr asnjë rrisk. Po përpiqen të bëjnë një në Korçë, një tjetër në Rrogozinë ku të gjitha janë ngritur në protestë. Po fshehin pronarët e vërtetë. Është një aferë kriminale një aferë mafioze.”, - deklaroi Basha.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI