Flash

Denoncimi/ Do përjashtohen policët që verifikuan hyrje-daljet e Tahirit nga vendi

Lapsi.al 27 November 2017
Denoncimi/ Do përjashtohen policët që verifikuan hyrje-daljet e

30 apo më shumë oficerë janë thirrur ditën e sotme në mbledhje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për t’i njoftuar për fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë, lidhur me verifikimin që është bërë në sistemin TIMS për Saimir dhe Bashkim Tahirin. Kështu i shkruan Sali Berishës një oficer, duke theksuar se do të ketë edhe përjashtime nga puna për këtë verifikim ndaj ish-ministrit dhe babait të tij.

Oficeri i kërkon Berishës të ndërhyjë për këtë rast. Sipas tij, kjo mbledhje u bë me porosi të Saimir Tahirit dhe Haki Çakos.

Statusi i Sali Berishës:

Terror i Haki Droges, me urdher te Norieges, per Saimir Trafikun dhe Bashkim Tahirin!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital.S.B

“Mirembrema Doktor. Sot me date 27.11.2017 me porosi te Saimir Tahirit dhe Haki Cakos jemi thirrur ne Drejtorine e Standarteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise rreth 30 a me shume oficere policie te rretheve te ndryshme ku na eshte bere njoftimi per fillimin e ecurise disiplinore per shkelje te rende disiplinore.Sipas tyre shkelja e rende eshte se ne paskemi bere verifikime ne sistemin TIMS per Saimirin dhe Bashkim Tahirin.Kemi mbetur te habitur se nuk po kuptojme cfare shkelje eshte kjo dhe aq me pak cfare shkelje e rende eshte te besh verifikime per shtetas te ndryshem ne sistemin TIMS .Ju lutemi ta beni publike kete kerkojme nderhyrjen me autoritetin Tuaj prej deputati qe te parandaloni kete maskarallek pasi neve mund te na ndeshkojne dhe deri te na perjashtojne nga Policia pa asnje shkak apo motivacion”

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI