Flash

Kapja e 2 ton drogë, operacion edhe në Sarandë, policia kontroll banesave

Lapsi.al 27 November 2017
Kapja e 2 ton drogë, operacion edhe në Sarandë, policia kontroll

Pas operacionit të policisë greke për goditjen e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, që çoi në kapjen edhe të një gomone me 2 ton drogë të nisur nga brigjet shqiptare, po zhvillohen kontrolle edhe në Sarandë.

 

Për rastin fjalë është informuar policia e Sarandës e cila ka kryer edhe kontrolle banesash ditën e djeshme, pohon BalkanWeb. Në operacioni 48 orësh u arrestuan 6 shqiptarë dhe skafistët e gomones së fuqishme ishin pikërisht shqiptarë sipas Rojës Bregdetare greke. Pra 2 shqiptarë u kapën në gomone dhe 4 gjatë kontrolleve të policisë greke në banesa.

Ndërkaq operacioni është përshëndetur edhe nga zv.ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht deputet i SYRIZA-s, Nektarios Santorinios. Në një deklaratë për radion e Agjencisë telegrafike të lajmeve të Athinës, “AMPE”, Santorinios tha:

“Mesa duket kemi goditur një rrjet të madh. Ishte një sukses që nuk erdhi brenda 48 orësh. Erdhi pas një ndjekje të ngushtë të çështjes, përmes shkëmbimit të informacionit, përmes një pune të madhe që bënë krerët e policisë kufitare dhe për ketë vlen t’i falënderojmë”.

Të këshilluara

Burrel, gjendet një burrë i pajetë me…

Një person i pajetë është gjendur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit. Policia e ka identifikuar si Ibrahim Migla, 53 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, mëso...

19:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI