Flash

Suksesi i aktivitetit shkencor të IMCA 3, nën këndvështrimin e Prof. Dr. Lutfi ALIA (FOTO)

Lapsi.al 27 November 2017
Suksesi i aktivitetit shkencor të IMCA 3, nën këndvështrimin

Suksesi i aktivitetit shkencor të IMCA 3, nën këndvështrimin e Prof. Dr. Lutfi ALIA. Profesori i shquar i mjekësisë shqiptare, që ushtron profesionine tij prej vitesh në Itali, ekspert në Shëndetin Publik i ka dedikuar një dossier realizimit dhe suksesit të aktivitetit më të përfolur në zhvillimet e fushës së mjekësisë në Shqipëri Kongresit Mjekësor Multidisiplinar 3, organizuar nga Spitali Amerikan.

Shërbimi shëndetësor publik dhe ai privat, krahas impenjimeve për parandalimin, diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve, i janë përkushtuar studimeve shkencore, duke kontribuar në rritjen e nivelit profesional të personelit mjekësor, ashtu si dhe në parandalimin, diagnostikimin e hershëm, mjekimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të sëmurëve.

Sipas Prof. Dr. Lutfi Alia, ndër institucionet shëndetësore në avanguard në kujdesin mjekesor dhe ne veprimtari shkencore, është Spitali Amerikan i Tiranës. Në politikat e zhvillimit të Spitalit Amerikan, krahas aktiviteteve mbështetëse të shëndetesisë publike, vend me rëndësi ka dhe veprimtaria kërkimore-shkencor e konkretizuar me rritjen e nivelit profesional të personelit mjek – infermjere dhe në perfeksionimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore në mbrojtjen dhe shërimin e jetës të sëmurëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas dy kongreseve të suksesëshme të viteve 2015 dhe 2016, me 16 – 18 nëntor 2017, Spitali Amerikan, organizoi Kongresin e 3° të Mjekësisë, aktivitet shkencor multidisplinor i fokusuar ne inovacionet në mjekësi, si faktor me rëndësi në rritjen e nivelit organizativ dhe të kujdesit shëndetësor e mjekësor, për të sëmurët që trajtohen në sistemin e shtatë institucioneve mjekësore të Spitalit Amerikan.

Roli i mjekut eshte i rendesishem ne diagnozen dhe kurimin e te semurit, por suksesi i punes se tij varet nga aktiviteti profesional i infermjereve. Keto vlera e dimensione te profesionit infermjeror, shtrojne si detyre, qe infermjeri te vihet ne vendin dhe ne funksionin qe i takon, jo vetem ne sherbimin shendetesor, por gjeresisht ne shoqeri.

Kush pati fatin t’i ndiqte referimet e infermjereve në këto dy forume, sigurisht do të entusiazmohej me aktivitetin profesional që kryejnë dhe me nivelin shkencor të punes, të prezantuar me elegance dhe me modesti në këto dy aktivitete shkencore. Nën lupën e një mjeku profesionist dhe me dhjetra vite eksperiencë në fushën e mjekësisë cilësohet si një privilegj dedikimi dhe mbi të gjitha vlerësimi me notat më të larta të një aktiviteti, i pari në llojin e vet dhe me këto përmasa në fushën e mjekësisë në vend.

Të këshilluara

Si të vishemi për festa (FOTO)

Po afrojnë festat dhe më ketë rriten dhe dilemat së çfarë duhet të veshim?Krishtlindjet, nata e vitit të ri, drek me familjen apo me shoqërinë për secilin nga k...

18:00

Ide dhuratash për Krishtlindjet

Festat e fundvitit po afrojnë dhe duhet kohë, kreativitet dhe pasion për të bërë dhuratat e duhura që të lënë përshtypje të mirë tek personat që u adresohen.Të ...

13:36

Si ta kuptosh nëse ke alergji nga çokollata

Për shkak se çokollata përmban një shumëllojshmëri përbërësish, reagimi i trupit mund të jetë për shkak të një ose shumë prej tyre. Ndjeshmëria ndaj një ushqimi...

11:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI