Flash

Lirohen “pronarët” e 12 tonëve hashash të Përmetit

Lapsi.al 28 November 2017
Lirohen “pronarët” e 12 tonëve hashash të

4 banorë të varfër të fshatit Pagri në Përmet, janë liruar nga burgu. Ata akuzoheshin se ishin pronarët e 12 tonëve hashash, të sekuestruara në mars të këtij viti në disa magazina të rezervave të shtetit. Disa javë më parë “Fiks Fare” raportoi nga fshati se “bosët” e vërtetë ishin në arrati dhe banorët e fshatit në burg. Gjykata e Përmetit me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Koço Zaimajn, Rustem Muçellin, Eqerem Alinë dhe Ismail Saliun. Fillimisht banorët u proceduan për trafik lëndësh narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, moskallëzim krimi dhe prodhim e mbajtje lëndësh narkotike. Çështja u hetua te Krimet e Rënda dhe më pas në Prokurorinë e Përmetit. Pas këtij vendimi, gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Pagri për të biseduar me “trafikantët e mëdhenj”. Kryeplaku Koço Zaimaj tha se qëndroi 6 muaj e gjysmë në burg.

“Në prill më lajmëruan dhe u paraqita. Më thanë se ka drogë në magazina. Unë i thashë që këto magazina janë të ish-komunave, i ka fshati për bazë ushqimore. Te magazina ime s’kishte drogë. Në Policinë e Gjirokastrës më thanë se akuzohesha për shpërdorim detyre. Unë kam qenë kryeplak prej 20 vitesh. Merrja një pagë prej 1.500 lekësh. Këta fshatarë s’kanë lidhje fare me krimin, por për të mbuluar çdo gjë, mua më morën kot. Më bënë arrestim të paligjshëm”, - tha ai ndërsa shtonte se ka qëndruar në Burgun e Bënçës, në Tepelenë.

Ndërsa Eqerem Alia tha tha se në burg qëndroi prej 6 muajsh.

“Qëndrova 6 muaj e 17 ditë, i numëroja përditë. Nuk shtyheshin. 80% e të burgosurve në Bënçë ishin për hashash, të tjerët për vjedhje. Nga sa mësova atje, pothuajse ishin prashitës, vaditës dhe roje. Nuk kishte asnjë me emër trafikant. Ishim edhe neve aty. Habiteshin kush ishte me 5, 10, 20 kile. Na pyesnin neve, unë u thoja që ne ishim për 12 tonë. Realisht ne ishim për kashtë. Të gjitha bisedat ishin për hashashin, minimale të vogla fare”, - thotë Eqeremi. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI