Flash

'Ti flet sikur flet me vjehrrën', përplasen live në emision deputetët e PS dhe PD

Lapsi.al 28 November 2017
'Ti flet sikur flet me vjehrrën', përplasen live në

Është shoqëruar me debate dhe tension dueli i së hënës në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24. Deputeti i PD, Ervin Salianji është përplasur me deputeten e PS, Klotilda Ferhati për kontratat e PD për lobing gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo u shpreh se PD ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit, por Salianji tha se çdo kontratë pagesë është në KQZ, ndërsa i kujtoi Klotilda Ferhatit kohën kur ajo ka qenë pjesë e PD para disa vitesh.

Debatet:

Salianji: Po gënjen në publik. 1, është ofertë e pa kërkuar, 2 nuk ka pasur studim

Ferhati: Nuk na intimidon dot me këto.

Salianji: Po mashtron pa pikë turpi. Nëse unë gënjej nuk dal më në publik. Por po gënjen. Ja ku i kam dokumentet. Bëhet fjalë për 4.8 milionë euro për kompaninë e incinerimit në Fier. Kërkoni falje. Jepeni pa tender, jepeni pa e kërkuar, por do të ndiqeni penalisht. Ju nuk skuqeni nga turpi.

Ferhati: Pse nuk shkoni në prokurori?

Salianji: Në Tiranë i kanë dhënë brenda ditës, Këta shpallin fitues po garë, dhe më 17 bëjnë VKM për ta paguar.

Ferhati: Unë jam juriste dhe flas me përgjegjshmëri, ti je mësuar të gënjesh, nuk të bën  përshtypje. Pse jemi avokatë të kompanive private.

Salianji: Ti je në konflikt interesi sepse shkon tek këta dhe jep konsulencë ligjore. Dhe gënjen

Frehati: S’jam si ty që bën deklarata  të tilla.

Salianji: Ti flet sikur flet me vjehrrën.

Ferhati: Ty të kanë sjellë me letra, ti nuk di per kontratën.

Salianji: Unë flas me dokumenta, ja ku i ke. 4.8 milionë.

Ferhati: Cfarë është publike, ato paratë nga Parajsa Fiskale pse i morët?

Ervin Salianji: Nuk ka asgjë pagesë të bërë nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë në KQZ. Çdo kontratë është e depozituar në KQZ. Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi dhe kjo është një situatë për të tërhequr vëmendjen. Di tju them se PD ka depozituar çdo pagesë në KQZ. Ju e bëni këtë për të mbrojtur Qazim Sejdinin, Orest Sotën, kontratat e Vilma Nushit. Më nxjerr kontratat për inicatorët? Me çfarë parash u blenë palmat që u thanë? Kryeministri udhëton me charter. Po kontratën me Tony Blair? Pse vjen këtu ish kryeministri britanik? Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha të gjitha kontratat e shpenzimeve.

Klotilda Ferhati: Kontrata ekziston. Ku erdhën këto para? Çfarë burimi kanë këto para që janë bërë për lobing?

Ervin Salianji: Çfarë i ke këto se ke qenë edhe në PD…

Klotilda Ferhati: Po kam qene në kohën e gjimnazit… Ju zgjodhët partinë e tapisë. Unë kam një karrierë të gjatë në politikë. Kam 17 vite në politikë dhe zbatimi i ligjit është parësore për mua.

Ervin Salianji: Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha kontratat. Çdo pagesë është në KQZ. Nëse ka diçka për shkelje ligji le t’i drejtohen Prokurorisë. Mos i bini në një vrimë fyellit…

Klotilda Ferhati: Ju shitët detin. Ne nuk ndikojmë për të shpëtuar nga Prokuroria siç bëtë ju me rrugën e Kombit.

Ervin Salianji: Kjo zonja që bën si juriste ka nënshkruar vendimin për të dalë Saimir Tahiri jashtë vendit dhe nuk e di fare.

Të këshilluara

Dimri erdhi! Të martën acar...

Gjatë ditës së nesërme sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve, por pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave. E marta sjell mot kryesisht të kthjellet...

21:52

Saimir Tahiri thyen heshtjen në Facebook

Prej 30 tetorit Saimir Tahirin e ka kapluar heshtja. Intervista e fundit në media ishte ajo e dhënë për emisionin Top Story të Sokol Ballës nga shtëpia e tij. M...

21:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI