Flash

Gomonia me 1.6 ton kanabis, policia kontrollon banesat e 6 trafikantëve në Shqipëri

Lapsi.al 29 November 2017
Gomonia me 1.6 ton kanabis, policia kontrollon banesat e 6 trafikantëve

Pak ditë pas kapjes së gomones me 1.6 tonë kanabis në ujërat e Korfuzit, autoritetet policore shqiptare kanë kryer kontrolle në banesat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar në Greqi si të përfshirë në trafikun e drogës.

Deri më tani janë identifikuar emrat Arban Baxherit nga Saranda, Ervis Çaushajt nga Përmeti si dhe Emiliano Kolës nga Vlora.

Po ashtu dyshohet se pjesë e grupit është edhe një person tjetër me inicialet B. K. nga fshati Zhepovë i Përmetit. Për këtë të fundit ende nuk ka të dhëna të sakta, por policia mësohet se është vënë në kërkim të tij. Arban Baxheri 32 vjeç që cilësohet si një nga personat kyç në këtë rrjet, është një emër i njohur për policinë e Sarandës. Ai është shoqëruar disa herë për dyshime që lidhen me përfshirjen e tij të trafikun e drogës, por më pas është lënë i lirë.

Nga burime të policisë mësohet se 32-vjeçari është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai është njohur qytetin bregdetar si pronar i një dyqani celularësh, por aktualisht është i papunë dhe në emër të tij nuk rezulton asnjë biznes.

Baxheri u plagos me thikë dhe u godit me shkopinj bejzbolli më 18 Gusht pas një konflikti në qendër të Sarandës pas një prite nga tre persona. Dyshimet edhe për këtë rast kishin të bënin me konfliktet për pazaret e drogës. Pas ngjarjes ai u mjekua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua në Janinë. Për ngajrjen, policia arrestoi tre persona të cilët më pas u lanë të lirë.

Nga kontrolli i kryer nga policia në sistemin TIMS, rezulton që 32-vjeçari të ketë dalë nga Shqipëria me 15 Nëntor të këtij viti duke udhëtuar drejt Greqisë. Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesën e Emiliano Kolës në Vlorë, por nuk janë gjetur të dhëna kompromentuese. Në Përmet Policia ka konstatuar se familja e Ervis Çaushit, nuk jetonte prej kohësh aty dhe madje nuk kishte as banesë në pronësi. Ai dhe familja e tij rezultojnë të jenë larguar në Greqi pak vite më parë. Nga verifikimet nuk rezulton që ata të kenë pasur precedentë penalë në vendin tonë./tv klan

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI