Flash

Lubonja: 29-ta, festë e rëndësishme për komunistët, i jepet rëndësi e tepërt

Lapsi.al 29 November 2017
Lubonja: 29-ta, festë e rëndësishme për komunistët, i

Fatos Lubonja shprehet se nuk mjafton flamuri për të treguar patriozmin. Sipas Lubonjës, patrit është ai që kritikon veset e popullit. Këto festa janë për pushtetarët që të shkojnë në varreza, të tundin flamurët dhe t’ju tundë era flokët njësoj si Enver Hoxha.

Lubonja bën përgjegjës zyrtarët e lartë për shkatërrimin e kombit shqiptar. Festën e çlirimit, Fatos Lubonja e sheh si festë komunistësh. Kjo festë, sipas tij, i shpëlan trurin njerëzve dhe nuk ka lidhje me patriotimin. Rëndësia që i jepet 29 nëntorit është më e madhe nga ç’meriton të jetë.

“Nuk mjafton flamuri për të treguar patriotizmin. Patriot është ai që kritikon veset e popullit. Pra duken sikur janë festa për pushtetarët, të cilët shkojë tek varrezat, tundin flamurët, u tund era flokët njësoj si Enver Hoxha. Festa që të bëhet e qytetarëve mendoj se bëhet kur ndjehen dhe ata pjesë e festës dhe vendimmarrjes.

Zyrtarët e lartë janë shkatërruesit e kombit shqiptar. Që të bëhet festa duhet të ndërtohet demokracia të cilët ne mendoj se nuk e kemi. Pastaj debati ka qenë u çlirua në 28 apo në 29, nuk kanë rendësi mendoj unë, pasi ajo ishte një festë e komunistëve. Ky debat është për të politizuar shqiptarët. Datën e vendosën vetë ata, nuk është se atë ditë iku gjermani i fundit. Rëndësia që i jepet 29 është më e madhe nga ç ‘meriton të jetë. Ne shpëlajmë trutë e njerëzve me këto festa dhe nuk kanë lidhje me patriotizmin,” – u shpreh Lubonja në rubrikën “Opinion”.

Të këshilluara

Aksident në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Libohovës, me pasojë plagosjen e dy personave nga fshati Nepravishtë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit t...

18:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI