Flash

Paralajmërimi i Bashës: Nesër në parlament nuk duhet lejuar miratimi i projektbuxhetit 2018

Lapsi.al 29 November 2017
Paralajmërimi i Bashës: Nesër në parlament nuk duhet lejuar

Opozita është shprehur kundër buxhetit të propozuar nga qeveria dhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para mediave për të informuar për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë në parlament.

Basha tha se nesër Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e parave të pista e rrënimit por kjo sipas PD nuk duhet lejuar.

“Nesër Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e parave të pista, të rrënimit të mëtejshëm, të ndotjes së Shqipërisë. Qëndrimi i PD-së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij pr/buxheti që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI