Flash

Pas dasmës përrallore nuk mund të mungonte dhe një udhëtim luksoz i Serena Williams

Lapsi.al 29 November 2017
Pas dasmës përrallore nuk mund të mungonte dhe një
Një dasmë si nëpër përralla si ajo e Serena Williams dhe Alexis Ohanian meriton një fund të lumtur, dhe fundet e lumtura arrihen në ishujt Bahamas, destinacioni i çiftit për muajin e tyre të mjaltit. Specifikisht, ata qëndruan në ishullin Kamalame Cay. Ky ishull ka plot 3 milje bregdet, me vetëm 27 shtëpi dhe vila të ndërtuara në të. Sigurisht, ishulli ka dhe një fushë tenisi, ku Serena stërvitej. Çifti qëndroi në një vilë me 4 dhoma, 30 metra larg detit. Serena postoi edhe video në Instagram, ku shkroi: “Një javë në parajsë”. Në ishull mund të shkohet vetëm me varkë private, helikopter (2,000 dollarë një xhiro) ose avion uji (2,486 dollarë). Serena dhe Alexis shkuan me avion privat. Çmimi i vilës varion nga 3,355 dollarë deri në 5,055 dollarë nata, sipas shërbimeve që zgjedh me të, ku përfshihen leksione scuba diving, piknik në perëndim dielli ose edhe një lundrim me anije. Çifti shijoi edhe një masazh 90-minutësh, me vlerë 210 dollarë, në qendrën spa mbi ujë të ishullit.

A week in paradise. Thanks @bookingcom for helping us find the perfect honeymoon villa. #BookingYeah

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams) on

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI