Flash

Tinka Kurtin aksidentohet në shkallët e pallatit, Kabo thirrje për ta ndihmuar aktoren

Lapsi.al 29 November 2017
Tinka Kurtin aksidentohet në shkallët e pallatit, Kabo thirrje

Një bisedë me Tinka Kurtin në telefon, e treguar nga profesori Përparim Kabo ka kujtuar edhe njëherë harresën për njerëzit e artit. Aktorja e moshuar, e mbyllur në shtëpi pas një rrëzimi aksidental nga shkallët, krejtësisht e harruar nga autoritetet shtetërorë. Shembulli është pritja shtetërore e organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Mes qindra të ftuarve, vendin e nderit e zënë politikanët. Pas tyre biznesmenë, gazetarë dhe plot të tjerë njerëz që mbushin ekranet e televizioneve çdo ditë.

"Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ishe në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin.

Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…" shkruan Kabo.

"Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…" vazhdon profesori.

"Por jo s’qe kështu…

Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…

Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…

Xhongu në fyt mu zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne?

Po pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…!" shkruan Kabo në thirrjen e tij për ta ndihmuar aktoren.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI